Pjesëtarë të lartë të Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së, për katër ditë rresht ndoqën trajnimin me temë: “Ndërtimi i Integritetit për Liderët e Lartë“, të mbajtur nga instruktorë të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
Në ditën e parë të trajnimit, ministri i MFSK-së, Haki Demolli, falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për bashkëpunimin e ngushtë me MFSK-në dhe FSK-në.
Ndërkaq, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connell premtoi ndihmë për FSK-në edhe në të ardhmen, duke theksuar se FSK-ja është institucioni më i besuar për qytetarët e Kosovës.
Në përmbyllje të këtij trajnimi, sot nën organizimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, u mbajt ceremonia e certifikimit për pjesëmarrësit e këtij trajnimi.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama vlerësoi lart ndihmën e pakursyer të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar që po jep për shkollimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së.
Gjeneral Rama tha se këto trajnime janë me interes të veçantë për FSK-në, sepse janë të lidhura drejtpërdrejtë me ngritjen e integritetit të saj.
“Kurs i Zhvillimit të Integritetit për udhëheqës të lartë fokusohet tek kolonelët/nënkolonelët dhe më lart, në grada ekuivalente ushtarake dhe civile, nga sektori i gjerë i mbrojtjes dhe sigurisë, për të shqyrtuar aspektet kryesore të adresimit të rrezikut të korrupsionit në kuadër të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë, në fushat e financave, blerjeve dhe prokurimit, menaxhimit të resurseve njerëzore dhe tek operativa. Ne aspirojmë të jemi pjesë e NATO-s. NATO-ja tashmë ka një Politikë të Zhvillimit të Integritetit, e cila është nënshkruar nga 28 shtetet në Samitin e Varshavës, në korrik të vitit 2016, dhe është edhe një nder kriteret kryesore për të qenë pjesë e saj”, tha gjeneral Rama.
Në fund komandanti i FSK-së së bashku me instruktorët e trajnimit, pjesëmarrësve të seminarit ju ndanë certifikata, ndërsa instruktorëve të Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar: Dave Allen, Lesley Pellett dhe Jackie Daves, në shenjë vlerësimi dhe respekti për punën e tyre, gjeneral Rrahman Rama ju ndau mirënjohje.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...