Gati dy orë ka zgjatur takimi i grupeve të punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike.
Pas përfundimit të takimit ka folur Lumir Abdixhiku nga LDK, raporton arbresh.info.
Sipas Abdixhikut janë caktuar që të jenë gjithsej 12 ministri, por që nuk është folur për emra konkret se kush cilin dikaster do të drejtojë.
I pyetur se cilat janë disa ministritë që do të shkrihen ai tregoi se Ministria e Jashtme, Integrimet Evropiane dhe ajo e Diasporës do të jenë në një.
Kurse bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë të hënë dhe se do të takohen çdo tre ditë.
“Takimi i radhës do te mbahet hënën ndërsa rreth dialogut do të diskutohet në javët në vazhdim. Rreth emrave të ministrave do të diskutohet në nivel kryetaresh. Kemi dallime të vogla. Në takimin e radhës do të diskutojnë rreth zhvillimit ekonomik”.
Abdixhiku gjithashtu shtoj se takimet e grupeve punuese do të takohen çdo tri ditë.
Kujtojmë se LDK e VV janë duke zhvilluar takime për harmonizuar pikat pas së cilave pritet të finalizohet edhe koalicioni qeverisës./arbresh.info/
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak