Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Pas takimit para medieve, Krasniqi ka treguar se cilat ishin pikat e diskutimit në takimin me Kurtin.
“Kemi pasur diskutime konsideroj të mira. Sa i përket Kuvendit edhe Ligjit në Kuvend, kemi diskutu edhe për ato. Zgjedhjet nuk janë dëshirë e jona, janë nevojë e vendit. Andaj këto ishin edhe thelbi i diskutimit që pata sot. Unë do të ruaj korrektësinë, i kam propozu edhe më herët më vjen keq që data 9 qershorit është jashtë kornizave. Besoj që ka ende data që janë brenda kësaj kornize kohore që shpresoj të kemi dakordim”, tha Krasniqi, përcjell Klankosova.tv
Krasniqi tregoi edhe arsyet pse ka pranuar të marrë pjesë në këtë takim.
“Unë kam ardhur në këtë takim, duke besu se interesi i qytetarëve të Kosovës është me u marrë me tema që u interesojnë atyre, jo ato që u interesojnë ambasadave. Duhet të kthehemi tek qytetarët, sepse 200 mijë qytetar kanë ikur se këtu nuk kanë gjetur një jetë të mirë”, shtoi Krasniqi.
Në takim, të pranishëm ishin edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Pjesë e këtij takimi kanë refuzuar të jenë dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Lexo edhe:
Foto nga takimi i kryeministrit Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...