Takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryetarët e komunave, ka përfunduar.
Bashkë me Kurtin në takim ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku u diskutua për performancën buxhetore të komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, investimet kapitale, agjendën e gjelbër, digjitalizimin në nivel lokal dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.
Pas përfundimit të takimit me kryetarët e komunave të Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për media tha se mbledhja ka shkuar shumë mirë, derisa ka shtuar se çdo tre muaj do të ketë mbledhje të tillë.
Kurti tha se kjo mbledhje ishte më shumë për problemet e përbashkëta që kanë komunat.
Ndërsa ka thënë se do të takohet më shpesh me kryetarët e komunave për të diskutuar çështjet specifike të tyre.
“Do ta mbajmë çdo tre muaj por do të takohemi më shpesh për çështjet specifike të komunave. Kjo ishte mbledhje më shumë për hallet e përbashkëta të tyre dhe çdo gjë shkoj me një atmosferë konstruktive të bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet qeverisë qendrore, udhëheqjeve komunale por edhe lidhur me institucionet e ndryshme të tjera shtetërore dhe donatorët ndërkombëtar”, tha ai./arbresh.info/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...