Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore për rastin e njohur si “Banjska”. Trupi gjykues ka bërë të ditur se vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor do të mbahet në datat 18, 19 dhe 20 shkurt 2026, duke filluar nga ora 09:30.
Sipas njoftimit të gjykatës, në seancat e radhës fillimisht do të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit Millosh.
Pas përfundimit të dëshmisë së tij, procesi gjyqësor do të vazhdojë me procedimin e provave materiale të propozuara nga Prokuroria Speciale.
Po ashtu, gjatë këtyre seancave pritet edhe deklarimi i të akuzuarve lidhur me provat e paraqitura në këtë rast./Arbresh.info/
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje