Protesta e opozitës në Shqipëri ka përfunduar. Megjithatë ka pasur tension kur protestuesit kanë goditur me vezë, shkopinj, por dhe tymuese në drejtim të kryeministrisë, ku janë thyer xhamat e dyerve.
Ndërkohë policë të shumtë kanë rrethuar jo vetëm pjesën përpara, por edhe të gjitha anët të kryeministrisë.Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama-Meta, dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë para protestuesve se mosbindja civile ka nisur.
“Nuk do të lodhemi,është fillimi i një stine protestash. Ka nisur mosbindja civile. Në këmbë qytetarë e qytetare. Qeveria teknike është zgjidhja, zgjedhje të reja demokratike”, ka thënë Basha.
Ndërsa kryetari i PD-së mbante fjalën ka pasur tension para kryeministrisë, ku protestuesit tentuar të kalojnë kordonin e policisë. Megjithatë, në këto momente situata është e qetë dhe protestuesit kanë filluar të shpërndahen.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...