Takimi i mbajtur në orët e vona të ditës së sotme, mes partive politike të pozitës dhe opozitës, pas disa orësh debate larg mediave, ka përfunduar pa marrëveshje.
KosovaPress raporton se në takim është diskutuar për demarkacionin, ushtrinë, asociacionin dhe zgjedhjet.
Pas përpunimit të takimit, nënkryetari i AAK-së, Adrian Gjini ka bërë të ditur për KosovaPress se nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Po ashtu edhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur senë takim ka pasur shumë diskutime, por që Vetëvendosje i ka mbrojtur qëndrimet e veta.
Edhe Bilall Sherifi nga Nisma, pohoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje në takim.
Ndërsa përfaqësuesit e pozitës nuk kanë qenë të gatshëm të deklarohen.
Ky është njëri nga takimet e radhës që pozita dhe opozita kanë mbajtur jashtë institucioneve të Kosovës, por që si më parë nuk kanë arritur të pajtohen për temat e shtruara, pasi dallimet mes tyre kanë qenë të mëdha. Kjo është hera e parë, ku në takim u diskutua edhe çështja e transferimit të FSK-së në ushtri.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin