Takimi mes punëtorët të Trafikut Urban dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.
Sipas Ilmi Gashit, kryetar i sindikatës së Trafikut Urban, ministri Murati u ka kërkuar në takim që zgjedhjen e këtij problemi ta kërkojnë të kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkruan Arbresh.info.
“Ministri nuk pranoj stafin e komunës të vijë në takim, vetëm neve shoqatave të sindikataliste. Shkuam në takim por nuk morëm asnjë përgjigje prej ministrit, asnjë premtim. E kemi lutur në gjuhën politike dhe popullore, hajde hapna një dritare për të bërë një zgjidhje në emër të qytetarëve të Prishtinës. Na tha nuk kam mundësi me bë atë punë. Ministri na dërgoi prapë tek kryetari duke e gjuajtur topin, që kinse problemi qëndron tek kryetari. Kryetari është i gatshëm në çdo kohë të ballafaqohet me ministrin në prezencë tonën, ata nuk na pranuar ballafaqimin”, tha Gashi pas takimit.
“Me keqardhje më duhet të them për qytetarët e Prishtinës, që greva vazhdon nesër dhe mundet me përshkallëzu në forma të ndryshme. Kërkojmë ndjesë për qytetarët e Prishtinës. Ne nuk kemi mjete me fillu punën”, ka thënë Gashi.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...