Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur sot numërimi i votave të diasporës.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, shkruan Arbresh.info.
“Sot në mëngjes kemi filluar me numërimin e votave që kanë ardhur përmes postës. Janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime që do të numërohen në QNR”, ka thënë Elezi.
Ai ka shtuar se mbrëmë në mesnatë është përmbyllur numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Elezi theksoi e numri i votave me kusht dhe atyre me postë shënojnë fazën përfundimtare para se KQZ të shpall rezultatet përfundimtare për partitë politike dhe kandidatët që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai ka shtuar se janë 45 tavolina aktive të numërimit në QNR, dhe po punojnë që sa më shpejtë të përfundoj numërimi i votave me postë.
Elezi tutje shtoi se me shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ nuk përfundon procesi zgjedhor, pasi që subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesat e tyre në PZAP për rezultatin e shpallur nga KQZ.

26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...