Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë pranuar të dëshmojnë në hetimin kongresional lidhur për të ndjerin Jeffrey Epstein.
Ky zhvillim vjen disa ditë para një votimi për të vendosur nëse çifti do të shpallet në shpërfillje penale ndaj Kongresit, për shkak të refuzimit të tyre për t’u paraqitur para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve pas një përplasjeje që zgjati disa muaj.
Bill Clinton ka qenë i njohur me Epstein-in, i cili vdiq në burg në vitin 2019, por ka mohuar se ka pasur dijeni për veprimtarinë e tij kriminale seksuale dhe ka deklaruar se ka ndërprerë kontaktet me të që dy dekada më parë.
Ende nuk dihet se kur do të zhvillohen dëshmitë (depozitat), por kjo do të shënojë herën e parë që një ish-president amerikan dëshmon para një komiteti të Kongresit që nga viti 1983, kur këtë e bëri Gerald Ford, raporton BBC.
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...