Policia e Kosovës i ka përfunduar bastisjet e sotme në disa lokacione në veri të vendit, e të cilat kishin të bëjnë me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, teksa shtoi se nuk ka të arrestuar.
Bastisje është kryer edhe në shtëpinë e Vladimir Toliqit, i cili ndodhet në paraburgim e që ishte plagosur gjatë sulmit në Banjskë.
Lexo edhe:
Kujtojmë se me 24 shtator u vra heroi Afrim Bunjaku pas një sulmi terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
Në aksionin pasues të Policisë, u vranë tre sulmues, ndërsa pjesa më e madhe e grupit arriti të ikte.
Kosova ka akuzuar Serbinë si shtet për përfshirje në këtë sulm terrorist.
Grupi terrorist kishte lënë prapa armatime të rënda, automjete, uniforma e shumë pajisje të tjera ushtarake me prejardhje nga Serbia./Arbresh.info
Lexo edhe:
Lexo edhe:
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...