Zona menaxhuese në Oshlak të Sharrit është përfshirë nga zjarri ku është kërkuar ndihmë për shuarjen e tij.
Në faqen zyrtare të Parkut Nacional të Sharrit në Facebook u është bërë thirrje banorëve në vendbanimet përreth dhe dashamirësve të natyrës që të ndihmojnë në shuarjen e këtij zjarri.
“Të dashur banorë lokal të vendbanimeve për rreth Parkut Kombëtar Sharri dhe ju dashamirë të natyrës. Në këto momente jemi duke u ballafaquar me një zjarr sipërfaqësor në zonën menaxhuese OSHLAK, ju ftojmë të na dilni në ndihmë për shuarjen e zjarrit deri sa nuk e ka përfshi sipërfaqen e pishave”, thuhet në njoftim.
Në thirrjen për ndihmë është lënë edhe një numër telefoni për të gjithë ata që duan t’i dalin në ndihmë për shuarjen e këtyre zjarreve.
“Të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë, mund të lajmërohen në numrin e telefonit 049597117”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje