Një person është lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një dhomë të ndalimit në Stacionin Policor të Pejës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Rugova tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 07:20, në Stacionin Policor në Pejë, është përfshirë nga zjarri një dhomë e ndalimit, si pasojë e këtij rasti një person ka pësuar lendime te lehta trupore i njejti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa zjarri është shuar nga njësia e zjarrëfiksëve. Për informata të tjera njoftoheni me kohë”, tha Rugova./Arbresh.info
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore