Një autoservis është përfshirë nga zjarri këtë të shtunë në fshatin Duhël të Suharekës, ku si pasojë janë djegur disa vetura.
Ndërkaq, ndihmë mjekësore për shkak të tymit kanë kërkuar dy qytetarë dhe një zjarrfikës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Nga një qytetar , rreth orës 14:45 është njoftuar se nje zjarri I madhe është ndezë në Duhël të Suharekës, në këtë rast zjarri ka përfshi një autoservis ku janë djegur disa vetura dhe demi material është I madh. Policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje. Zjarrfikësit po mundohen ta shuajnë zjarrin dhe ta largojnë nga një pikë karburanti që gjendet shumë afër zjarrit. Në atë lokacion kanë shkuar në asistim edhe zjarrfikës nga Mamusha dhe Prizreni. Deri më tani nuk ka të lënduar vetëm dëme të media materiale, megjithatë 2 qytetar dhe një zjarrfikës kanë kërkuar ndihmën e mjekut për shkak të timit”, njoftoi Bytyqi./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...