Një lokal në magjistralen Kaçanik-Ferizaj është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës.
Rastin për Arbrsh.info e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, derisa flakët kanë përfshirë edhe tri objekte përreth.
Vlera e dëmit dyshohet të jetë rreth 20 mijë euro.
“Ju njoftojmë se më 03.08.2025, rreth orës 18:53, kemi pranuar një informacion për një zjarr në një lokal, përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj, Lidhur me rastin janë njoftuar menjëherë, Njësia e zjarrfikësve Patrullat dhe Njësia e hetimeve nga SP Kaçanik, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Po ashtu, është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, me qëllim të parandalimit të rrezikut të mëtejshëm”.
“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisë, një pjesë të një lokali tjetër (me dëme të vogla), si dhe një pjesë të një shtëpie përreth. Vlera e dëmit dyshohet të jetë rreth 20,000 (njëzet mijë) euro. Hetimet lidhur me rastin janë në proces”, thuhet në përgjigjen e Veselit./Arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...