Nesër në Beograd do të mbahet një seancë e përbashkët e Qeverisë së Serbisë me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve serbe në Kosovë tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
Ai theksoi se iniciativa për seancën e përbashkët ka ardhur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Unë pres që në takimin e nesërm të qeverisë do të jepet paketa më e plotë e ndihmës dhe përkrahjes për popullin serb në Kosovë dhe Metohi në dekadën e fundit. Bëhet fjalë për renovimin e Qendrës Klinike, rrugëve, spitaleve, shkollave”, tha Gjuriq për Tv Prva, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, Qeveria e Serbisë, do të bëjë çmos për ta bërë më të lehtë për popullin serb dhe qytetarët e tjerë në Kosovë për të mbijetuar në kushte të vështira.
“Unë jam i lumtur, i lumtur dhe krenar që ka mbështetje të tillë për popullin tonë në Kosovë”, theksoi ai.
Gjuriq shtoi se presidenti serb ka përdorur çdo mundësi, çdo bisedë me udhëheqësit më të mëdhenj botërorë ta vërë në dukje të drejtën ndërkombëtare dhe dëshirën e Serbisë për të gjetur një zgjidhje kompromisi për Kosovën./klankosova.tv/
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e...
Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital
FSHF propozon Aleksander Ceferin për president të UEFA-s
KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koal...