Ka hyrë në ditën e tetë të protestës së punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe të ndërmarrjes dhe operatorëve privat.
Elmi Gashi, përfaqësues i “Trafikut Urban” në protestën e sotme ka paralajmëruar se nëse vazhdon kjo zvarritje e alokimit të mjeteve, protesta do të ashpërsohet.
Ai përmendi mundësin e bllokimit të gjithë qytetetit të Prishtinës me autobusë ndërsa i bëri thirrje Ministrisë së Financave dhe Komunës së Prishtinës që të reflektojnë,
“Protesta po vazhdon me avazin e vjetër sikurse dje por deri në momentin që nuk alokohen mjetet për të shlyer borxhin Komuna ndaj ‘Trafikut Urban’ dhe operatorëve privatë një gjë e tillë nuk do të ndërpritet vetëm sa do të radikalizohet në ditët në vijim…”, u shpreh ai, duke shtuar se shpreson që mjetet të alokohen sa më shpejt.
Gashi paralajmëroi se janë të gatshëm të ndërmarrin veprime skajore: “Dhashtë zoti stërzgjatet me vite nëse është në interes të këtyre. Por ne do të fillojmë me radikalizmin e veprimeve dhe do të bllokojmë gjithë qytetin, me gjithë autobusët do të dalim…”, duke theksuar se janë të përgatitur ta marrin përgjegjësinë edhe nëse një veprim i tillë konsiderohet shkelje nga organet e rendit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...