Policia në Kamenicë ka gjobitur dy shoferë që janë kapur duke përdorur telefonin mobil gjatë drejtimit të mjeteve.
Ata janë gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masë ndalimi për drejtimin e mjetit për një periudhë tre muajsh.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë verifikimit është dalë në përfundim se të dy shoferët kishin përsëritur shkeljen e njëjtë për herë të dytë, ndaj janë shqiptuar këto masa administrative.
“Gjatë verifikimit është kuptuar se që të dy kundërvajtësit e kanë përsëritur kundërvajtjen e njëjtë për herën e dyte, andaj ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj. Në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit