Ai gjatë ditës së djeshme kishte deklaruar në televizionin publik se zgjidhja më e duhur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë është bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me Kosovën.
Por, nënkryetari tjetër i LDK-së nuk ndan mendimin e njëjtë për këtë çështje
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se nuk ka njohuri për deklaratat e djeshme të presidentit Thaçi sepse nuk i ka përcjellë.
Ndërsa, për deklaratat e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri i cili njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së, tha se ato janë qëndrime personale të Hazirit dhe se nuk e përfaqësojnë partinë.
Siç thotë Veliu, ndryshimi i kufijve mund të sjellë ndikime të tjera në vend dhe rajon.
“Ai është qëndrim i zotit Haziri, nuk është qëndrim i Lidhjes Demokratike, jo që nuk ka dëshirë Lidhja Demokratike që të bashkohet Presheva por duhet me pas parasysh se prekja e kufijve dhe ndryshimi i tyre ka ndikime tjera. Dhe ne jemi për Kosovën me këta kufij, pa ndryshime të kufijve. Ashtu sikurse është shpallë me rezolutën dhe ashtu sikurse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vërtetuar atë fakt. Ai është qëndrim individual i Lutes që e respektoj qëndrimi e tij mirëpo nuk është qëndrim i Lidhjes Demokratike.”, tha Veliu.
Nënkryetari Veliu theksoi se qëndrimi i tij përkon me atë të partisë sepse siç deklaron ai, ndryshimi i kufijve mund të sjellë gjendje të jashtëzakonshme për rajonin.
“Personalisht mendoj ashtu sikurse e kemi diskutuar edhe në mbledhjen e kryesisë edhe kemi ardhur në përfundim se Lidhja Demokratike nuk e mbështet ndryshmin e kufijve. Në bazë të gjykimit tonë mund të ketë ndikime të jashtëzakonshme për regjionin”, përfundoi ai.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...