Aktivistë të tri parive opozitare kanë vendosur sot para ndërtesës së Qeverisë mbishkrimin “Për Republikën”, aksion i cili cilësohet si simbolik, transmeton arbresh.info
Përfaqësuesit e tri partive opozitare i kanë bërë thirrje qytetarëve që në emër të Republikës të marrin pjesë në mënyrë paqësore në manifestimin e 28 nëntorit.
Fatmire Kollçaku nga VV bëri thirrje për të dalë në manifestimin e organizuar nga opozita duke marshuar në mënyrë paqësore.
“Në mbrojtje të Republikës si asnjë herë më parë paraqitet nevoja që të gjithë së bashku të jemi në Prishtinë në ora 14:00, në sheshin “ Zahir Pajaziti” në një manifestim paqësor, dinjitoz, në kundërshtim të marrëveshjeve më të dëmshme të bëra që nga periudha e pas luftës. Ftojmë gjithë qytetarët e Kosovës që atë ditë të jenë së bashku në Prishtinë”, ka thënë ajo.
Po ashtu edhe Time Kadrijaj nga AAK tha se “ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim partie që me 28 nëntor të jemi këtu së bashku në një marshim paqësore”.
Ndërsa Shyqeri Bytyçi nga NISMA, tha se 28 nëntor do të jetë një bashkim i qytetarëve për ti mbrojtur interesat e shtetit tonë.
“Kjo simbolik tregon se me datën 28 nëntor në manifestimin e përbashkët të opozitës dhe të gjithë qytetarëve, qëllimi i këtij manifestimi është “Për Republikën” nuk ka asnjë qëllim tjetër. 28 nëntori është një festë që i ka bashkuar burrat e motit që ti vejnë themelet e shtetit tonë, ndërsa ky 28 nëntor do të jetë po ashtu një bashkim i qytetarëve për ti mbrojtur interesat e shtetit tonë, pra nuk do të ketë përçarje të qytetareve “, tha ai.
Opozita ka paralajmëruar se me datën 28 nëntor në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të mbahet manifestimi Për Republikën, për ti kundërshtuar marrëveshjen për “Zajednicën” dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...