Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se për një vit janë realizuar 523 incizime PET/CT, kështu duke i mundësuar qindra pacientëve që ta marrin këtë shërbim pa pagesë.
Në njoftimin e lëshuar se sot janë bërë një vit që nga fillimi i ofrimit të shërbimit me aparaturën PET/CT në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Përveç lehtësimit të madh financiar për qytetarët, ky shërbim është një avancim domethënës në diagnostikimin e saktë dhe në kohë, veçanërisht në fushën e onkologjisë. Ky shërbim modern u bë i mundur falë angazhimit të Fondacionit ‘Jahjaga’, me përkrahjen e çmuar të Fondacionit ‘Al Walid’ nga Arabia Saudite”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
ShSKUK shton se që nga fillimi i instalimit të aparaturës në shkurt 2024, ShSKUK ka organizuar trajnime intensive për personelin mjekësor, përfshirë katër javë trajnim për stafin e mesëm, si dhe trajnime disa javore e mujore për specialistët e Mjekësisë Nukleare në Hungari, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi.
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...