Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka pranuar rreth 110 kërkesa nga qytetarët për t’u pajisur me Patentë Shoferë Ndërkombëtarë.
Agjencia e Regjistrimit Civil kishte njoftuar qytetarët se nga data 1 tetor do të hapet aplikimi për t’i pranuar kërkesat për aplikim për Patentë-Shofer Ndërkombëtar, shkruan arbresh.info.
Sipas zëdhënëses për media në MPB, Rroksana Qarri nga data 1 tetor deri me tani janë pranuar rreth 110 kërkesa.
Në përgjigje thuhet se kriter për tu pajisur me patentë shofer ndërkombëtar është posedimi i patentë shoferit të Kosovës.
“Kriter për pajisje me patentë shofer ndërkombëtar është posedimi i patentë shoferit të RKS-së me afat vlefshmërie jo më pak se 6 muaj, procedurat janë përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr.08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje për portalin arbresh.info.
Aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.
Sipas Udhëzimit Administrativ patentë shoferi ndërkombëtar – është dokument plotësues i cili i mundëson mbajtësit ta drejtojë automjetin në ato shtete jashtë Kosovës të cilat e kërkojnë këtë dokument plotësues sipas konventës së Vjenës për Trafikun Rrugor të datës 8 Nëntor.
Po ashtu në këtë udhëzim bëhet e ditur se ky patentë shofer është i vlefshëm për territoret e të gjitha palëve të tjera kontraktuese, me kusht që të paraqitet me patentë-shoferin kombëtar. /arbresh.info/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...