Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, gjatë nëntë muajve sa është në detyrën e kryediplomatit ka arritur t’i sjellë Kosovës njohjen nga vetëm dy shtete, Antiguar dhe Barbuda si dhe Niue (shtet jo-anëtare i OKB-së).
Subjektet opozitare dhe analistët e kritikojnë Thaçin për dështim në sjelljen e njohjeve, ndërsa thonë se ai po e shfrytëzon postin e ministrit të Punëve të Jashtme për promovim personal dhe për ta përgatitur “terrenin” para bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të vendit.
Opozitarët, madje, thonë se Kosova nuk e di saktësisht nga sa shtete është njohur dhe çfarë ka ndodhur me disa njohje, të cilat më pas janë kontestuar.
Gazeta gjatë ditës ka tentuar të marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme rreth kësaj çështjeje dhe rreth njohjeve të reja, megjithatë kjo Ministri vazhdon të qëndrojë e mbyllur për medie. /Zëri/
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...