Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka rrëfyer për herë të parë se me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar disa takime pa kamera (jo publike).
“Jam takuar jashtë kamerave në Bruksel, Vatikan nëpër ceremoni të ndryshme, gjithashtu edhe në Paris, edhe Vjenë e Nju Jork. Kemi diskutuar hapur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, jo diçka nga ajo që kam theksuar në konferenca për shtyp. Faza e fundit e dialogut ka kuptim për Kosovën vetëm nëse ndodh njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”, – u shpreh Thaçi.
Thaçi tha në një intervistë në RTSH se arritja e marrëveshjes me Serbisë është po aq fisnike sikurse ishte madhështore fitorja dhe Pavarësia e Kosovës. Sipas tij, Kosova, pa anëtarësim në organizata të fuqishme ndërkombëtare mbetet e izoluar.
“Nuk mund të bëhemi Palestina e Ballkanit Perëndimor. Nuk e toleroj me asnjë rrethanë dhe asnjë çmim një marrëveshje që s’e garanton njohjen reciproke dhe anëtarësimin në OKB. Nuk lejoj Asociacion me kompetenca ekzekutive që krijon “Republika Srpska” dhe e defunksionalizon shtetin e Kosovës. Nuk lejoj as të diskutohen”, – vijoi ai.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...