Në 28 shkurt 2026 aeroporti duhej të dorëzohej, gjë që s’ka ndodhur, pasi ende nuk ka asnjë operim.
Një nga aksionerët, Behgjet Pacolli, i cili ka dhënë intervistë për emisionin “Opinion”, në Tv Klan, është shprehur se puna është ndërprerë nga “pala e shtetit”, teksa kujtojmë se ka një vendim gjykate lidhur me këtë pretendim.
“Është gati. Unë prej 28 shkurtit jam duke e dekoruar aeroportin në brendësi. Infrastruktura e aeroportit nuk është gati. Ju e dini që prej 30 gushtit e këtej MAPKO nuk ka asnjë kontroll në kompaninë që i takon asaj, 98%. Nuk ka asnjë kontroll. Ne jemi zhveshur nga çdo mundësi e kontrollit, nga çdo vendimmarrje. Me vendim të gjykatave. Për gjykatat tuaj do bëhet një film, për arsye sepse ata janë gjykatës të cilët e zhveshin pa bazë ligjore, pa asnjë bazë ligjore, me një narracion të dikujt që vjen “MAPKO e ka shitur aeroportin””, u shpreh ai.
LEXO EDHE:
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës
I pyetur se kush po e lufton Pacollin në Shqipëri, biznesmeni nuk dha ndonjë emër konkret, por u shpreh se puna në aeroport “është ndërprerë me dhunë”.
“Nuk e di, nuk dua të flas për njerëz të tjerë. Por, unë flas për atë se çfarë shoh. Prej 22 tetorit të vitit të kaluar e deri më tani, ka vendime gjykatash të cilat e kanë zhveshur MAPKO nga çdo vendimmarrje. A e dini ju se sot ndalen njerëzit e mi, inxhinierët e mi, nuk u lejohet të hyjnë në vendin e punës? A e dini ju se ne kemi qenë duke punuar, duke instaluar ndriçimin në pistë dhe kanë ardhur me dhunë, na kanë ndërprerë punën? A e dini që dhe pala e shtetit, policia, është palë e shtetit, vjen dhe na ndërpret punën? Por si? Me çfarë vendimi? Ma trego cili ka qenë vendimi i gjykatës që ne nuk duhet të punojmë?”, tha ai.
A do fillojë aeroporti i Vlorës këtë verë?
“Nëse aeroporti i Vlorës është i bllokuar prej 2%, jo këtë vit, por asnjëherë nuk mund të hapet. Nuk mundet”, ishte përgjigjja e Pacollit.
LEXO EDHE:
Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar
Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë