Një person është arrestuar nën dyshimin e ka shtyrë dy të mitur të kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre.
Rasti ka ndodhur në Kaçanik, shkruan arbresh.info
“Me datën 21.09.2021 rreth orës 15:45, në stacionin policor në Kaçanik është raportuar një rast, se një person i moshës madhore ka shtytë dy persona të mitur meshkuj ( njëri 11 dhe tjetri 12 vjeçar ) të kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre”, bënë të ditur policia.
Këta dy të mitur, për një periudhë të caktuar për dy muaj, kishin vjedhur në shtëpitë e tyre stoli ari në vlerë rreth 3000 eurove.
Në lidhje më këtë , menjëherë janë angazhuar Njësia e Hetimeve e këtij stacioni dhe kanë indentifikuar personin e dyshuar dhe vendodhjen e tij.
I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka shtytë dy fëmijët të kryejnë vjedhje të stolive të arit në shtëpitë e tyre, duke i shitur pastaj ato në disa lokale të argjendarisë në disa komuna.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...