10:18 |
30 Mars 2020
M. A.
Policia e Kosovës për 24 orë ka arrestuar 14 persona nga komuna të ndryshme të Kosovës të cilët nuk kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës që të mos dalin nga shtëpia pas orës 17:00.
MOSVEPRIMI SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË
- Llapushnik-Gllogoc 28.03.2020-21:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij me targa të huaja i shoqëruar me një pasagjer mashkull kosovar të cilët pa ndonjë arsye nuk e ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.
- Fsh. Babimofc, Obiliq 29.03.2020-00:57. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar duke lëvizura me automjetin e njërit prej tyre, të cilët pa ndonjë arsye kanë lëvizur në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve dhe sipas vendimit të Qeverisë së R. së Kosovës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit te dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.
- Obiliq i Vjetër 29.03.2020-19:00. Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke luajtur, të cilët nuk i kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.
- Rr. 28 Nëntori, Podujevë 29.03.2020-20:50. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u shëtitur me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.
- Gllogoc, Prishtinë 29.03.2020-20:50. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u shëtitur me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.
- Rr. Ilir Konushevci 29.03.2020-20:15. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u qarkulluar me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Njëri prej tyre është arrestuar pasi që i ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .