Në orët e mëngjesit kanë ardhur të moshuar nga Serbia për të votuar në zgjedhjet parlamentare, në veri të Kosovë.
“Lista Serbe po i detyron pensionistët serbë të votojnë për këtë parti. Nën organizimin e tyre, zyrtarë të Listës Serbe duke e përdorur pushtetin lokal po i shantazhojnë qytetarët e vet. Nga ta po kërkojnë ta votojnë Listën Serbe në të kundërtën befinicionet nga Qeveria e Kosovës do tu ndalen”, bëjnë të ditur burime të portalit arbresh.info, që po vëzhgojnë procesin zgjedhor në veri të vendit.
Sipas të njëjtave burime, ka informacione se në disa qendra të votimit me shumicë serbe, komisionerët e Listës Serbe kanë tentuar të fotografojnë listat e votuesve me qëllim që t’i ndëshkojnë personat që nuk kanë votuar./arbresh.info/

Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohe...
Trump: Duam të flasim me Iranin, por nuk kemi me kë
Ulet me 20% akciza e karburanteve në Shqipëri