Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, u dërgoi një mesazh urimi pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Para 115 vjetësh pikërisht në Manastirin tonë ndodhi unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe si një hap kyç në kodifikimin e gjuhës shqipe, që është padyshim një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve”, theksoi Pendarovski në urim.
Presidenti thekson se në fillim të shekullit XX, në Perandorinë Otomane, intelektualët më të shquar shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në një kongres, i cili rezultoi me vendimin historik për miratimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
“Frutat e këtij akti krucial politik dhe kulturor i gëzojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne jemi krenarë që sot bashkësia shqiptare është pjesë e pandashme e Republikës shumetnike dhe shumëkulturore e Maqedonisë së Veriut. Duke dërguar dëshirat më të sinqerta, festën ta kalojmë në paqe, shëndet, gëzim dhe mirëqenie, uroj edhe njëherë t’i konfirmojmë bindjet e përbashkëta për solidaritet dhe barazi, si kyçe për prosperitetin e atdheut tonë të përbashkët”, theksohet në urimin e presidentit Pendarovski./atsh.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...