Dy persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 15:30 në Pejë si të dyshuar për sjelljen e një numri të madh të gjedheve të gjalla dhe të therura pa dokumentacion përkatës.
Sipas policisë, janë konfiskuar shtatë gjedhe dhe është mbyllur thertorja dhe depo e mishit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptar nën dyshimin se të njëjtit kanë sjellë një numër të madh të gjedheve disa të gjalla disa të therura të cilat i kanë transportuar nga vendet e tjera pa dokumentacion përkatës. Janë konfiskuar shtatë gjedhe si dhe është mbyllur thertorja dhe depo e mishit deri sa të bëhet kontrolli me i detajuar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...