Pejë, arrestohen dy nëna për keqpërdorim të fëmijëve

11:04 | 6 Dhjetor 2018
M. A.

Dy nëna janë arrestuar nga policia në rajonin e Pejës nën dyshimin për keqtrajtim të fëmijëve të tyre.

Policia ka njoftuar se e dyshuara e parë është arrestuar dje rreth orës 11:00, pasi që në rrugë policia ka gjetur dy fëmijët e saj të moshës së mitur duke kërkuar lëmoshë.

Ndërsa e arrestuara e dytë është arrestuar një orë më vonë, pasi të njëjtës policia i ka gjetur dy fëmijët e saj, po ashtu të moshës së mitur duke kërkuar lëmoshë.

Dy të dyshuarat, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale