Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar pas një videoje të publikuar, ku shihen dy persona duke hedhur mbeturina në mënyrë të parregullt.
Përmes një postimi në Facebook, kompania e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe ka bërë të ditur se rasti është adresuar te institucionet përkatëse.
“Ne kemi kontaktuar me institucionet përkatëse. Ky veprim është i papranueshëm. Besojmë në institucionet tona se do merren me rastin shpejt. Ju nuk mund të hidhni në këtë mënyrë mbeturinat inerte. Jo afër kontejnerëve tanë sepse pamundësoni punën e ekipeve tona”, thuhet në reagim, përcjell Klankosova.tv.
Nga “Pastrimi” theksojnë se, sipas rregullores për menaxhimin e mbeturinave, mbeturinat inerte duhet të hidhen vetëm në orarin e caktuar dhe në lokacionet e përcaktuara nga Komuna e Prishtinës.
“Në bazë të rregullores për menaxhimin e mbeturinave, ju duhet të hedhni këto mbeturina vetëm në orarin e caktuar, në lokacionin që Komuna e Prishtinës e cakton ashtu si orarin. Mos i hedhni në këtë mënyrë mbeturinat!”, shkruhet në reagim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...