Kandidati e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci thotë se Vjosa Osmani ka një partneritet katërvjeçarë me LVV-në.
I pyetur nëse Vjosa do të kthehet në LDK pas dorëheqjes se Isa Mustafës dhe Kryesisë së LDK-së, Peci thotë se Osmani do të bëhet president që më pas s’mund të jetë kryetare e një partie.
“Ne bashkë me Vetëvendosjen kemi fituar rreth 60 deputetë. Tash për katër vite kryeministër do të jetë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani presidente për pesë vitet e ardhshme”, u shpreh ai në “Debat Plus”.
Peci ka thënë se pavarësisht se Mustafa dhe Kryesia e LDK-së kanë dhënë dorëheqje, kanë shumë anëtarë tjerë të LDK-së që do të pengonin reformat.
Ai ka thënë se nëse Osmanit i bëhet ftesë për t’u kthyer si kryetare e LDK-së ajo do të vendos vet.
“Në këtë moment unë mendoj se ajo duhet të jetë presidente pasi ka bërë një zotim”, deklaroi më tej Faton Peci.
Konfirmohet vizita: Trump premton se Mbreti do të jetë “shum...
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...