Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se suksesi i sektorit të bujqësisë me Qeverinë Kurti 3 sipas tij, është i sigurt falë temelëve që ndërtuan.
Me anë të një postimi në Facebook, Peci bëri të ditur se ka vizituar dy fermer në Mihaliq të cilët kanë përfituar nga grantet, përcjell Arbresh.info.
“Këtë e dëshmojnë fermerë si Skender Osmani në Mihaliq, i cili po zhvillon me sukses fermën e tij falë mbështetjes tonë. Në kuadër të grantit, ai ka përfituar 15 lopë, të cilat vetëm në tri javët e fundit kanë sjellë 5 viça. Ky është një shembull konkret i rritjes së numrit të gjedheve si rezultat i fondit blegtoral dhe përmirësimit të racës Mondbeliard, duke garantuar prodhimtari dhe cilësi më të lartë në sektorin e blegtorisë. Përveç blegtorisë, ai kultivon edhe 20 hektarë misër dhe grurë”, ka shkruar Peci.
“Këto rezultate tregojnë qartë se mbështetja e duhur sjell zhvillim dhe progres. Puna jonë vazhdon, sepse suksesi nuk është vetëm një qëllim, por një proces i pandalshëm”, u shpreh tutje ai./Arbresh.info
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...