Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se Zymber Sadiku është përfitues i grantit në vlerë prej 30 mijë euro për ngritjen e plantacionit me mjedra në një sipërfaqe prej 72 ari.
Peci njoftoi se deri Sadiku planifikon që të tejkalojë redimentin me peshë prej 7 ton, shkruan Arbresh.info.
“Me një mesatare prej rreth 2400 kg, deri në përfundim të sezonës së vjeljes ai planifikon që ta tejkalojë rendimentin me peshë prej 7 ton.”, ka shkruar ai.
“Mjedra mbetet kulturë strategjike si e freskët ashtu edhe e ngrirë, si për tregun vendor ashtu edhe për eksport. “, shtoi ai.
“Kokërr për kokërr, mjedra e Kosovës në sofrën e Evropës!”, përfundoi ministri Peci./Arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...