Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Kiril Vatev ka marrë pjesë në hapjen ceremoniale të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor, i cili është mbajtur në Plovdiv të Bullgarisë, ku krahas ministrit Vatev pjesëmarrës në këtë panair ishte edhe Zëvendëspresidentja Iliana Iotova.
Në këtë panair me mbi 40,000 vizitorë, i cili është një ekspozitë gjithëpërfshirëse e bujqësisë, që përfshin shkencën, teknologjinë, pajisjet, produktet, inovacionet dhe shërbimet, po marrin pjesë edhe kompani nga Kosova, përcjell Arbresh.info.
Me këtë rast, Peci ka vlerësuar se panairet e tilla ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve.

“Përfshirja e kompanive nga Kosova i shton një dimension të vlefshëm ndërkombëtar panairit, duke nxitur shkëmbimin ndërkulturor dhe duke promovuar bashkëpunimin ekonomik. Po ashtu, organizimi i këtij panairi shërben si një riafirmim i fuqishëm i marrëdhënieve pozitive dhe frymës së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe homologes bullgare”, ka thënë Peci.
Ndër tjerash, ai ka theksuar se kjo përpjekje e mirëkoordinuar jo vetëm që nënvizon angazhimin e ndërsjellë për suksesin e panairit, por gjithashtu pasqyron një angazhim më të gjerë për bashkëpunimin dypalësh në sektorin e bujqësisë.

Ndryshe, përfaqësuesi nga MBPZhR-ja ka mbajtur një prezantim të hollësishëm para audiencës në panair, me temën: “Aplikimi i shkencës në mbrojtjen e kulturave bujqësore”, ku është theksuar roli kryesor që luajnë përparimet shkencore në mbrojtjen e praktikave bujqësore, duke ofruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse të qasjeve, teknologjive dhe nismave inovative kërkimore./Arbresh.info

Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...