Ministri i Bujqësise, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka bërë të ditur se Kosova vitin e kaluar ka importuar 139 000 ton me grurë.
Ndërkaq, siç tha ai, këtë vit, Kosova minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar, shkruan Arbresh.info.
“Sipas analizave për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell.Për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë. 150 kg x 1.75 milion banorë = 262 mijë tonë grurë. 67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori. Kosova ka importuar vitin e kaluar 139 000 ton me grurë. E këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar! “, ka shkruar ministri.
Ai ka thënë se në këtë llogaritje, nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë.
“Suksese të Kosovës duhet t’iu gëzohemi që të gjithë. Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin! Do punue koka, me prodhue toka! Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!”, ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...