Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se kushdo nga fermerët që shkakton zjarrëvenie të qëllimshme në parcelat e punueshme do të përjashtohet në programet e ardhshme për tre vitet e ardhme në aspektin e subvencionimit të granteve.
Këtë e ka bërë të ditur pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media. Peci ka thënë se djegia e hamulloreve është e dëmshme sepse shkakton efekte negative, ndikon në ndotjen e mjedisit
“Dua të përsërisë njërin prej apeleve që e kam dhënë edhe më shumë, është prezenca e zjarreve që po dëmtojnë pyjet e Kosovës në disa zona dua të përcjell mesazhin tek kategoria e fermerëve dhe me atë që merret me aspektin e zjarreve. Kushdo që shkakton zjarrëvenie të qëllimshme në parcelat e punueshme do të përjashtohet në programet e ardhshme për tre vitet e ardhme në aspektin e subvencionimit të granteve. Jemi në koordinim me ministrinë përkatëse, dhe me inspektorët e mjedisit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka thënë Peci, teksa tregoi edhe për dëmet që shkaktohen nga zjarrvënia.
“Zjarrëvenia është e kundërligjshme është e dënueshme varfëron tokën dhe shkakton dëme të pakthyeshme në aspektin mjedisor por dhe material. Djegia e hamulloreve është e dëmshme sepse shkakton efekte negative, ndikon në ndotjen e mjedisit por edhe në aspektin e Florës dhe Faunës. Në shumë raste po rrezikohen edhe pronat afër zjarreve. Personat e papërgjegjshme që po ndezin hamulloret duke menduar gabimisht që kjo po lehtëson punën në bujqësi është pikërisht e kundërta sepse kjo dukuri shkakton mikroorganizma dhe materiale ushqyese të dobishme në aspektin e prodhimit bujqësor”, u shpreh Peci, raporton eo.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...