Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i ka quajtur shpifje pretendimet se kompania “Apetit Group” ka importuar mish Brazili në Shqipëri sikur të ishte prodhim i Kosovës.
Peci ka thënë nga foltorja e Kuvendit se zotimi i tij është të punojë ndershëm dhe se angazhimin e tij e ka për luftim të korrupsionit.
Ai ka përmendur edhe padinë që i ka bërë gazetarit Lirim Mehmetaj.
Peci ka deklaruar se pretendimit rreth idesë së një eksportit të realizuar nga një operator ekonomik si eksport në Shqipëri tashmë janë të gjeturat e realizuara nga verifikimi por njëkohësisht edhe nga analizat e laboratorëve që i ka Republika e Shqipërisë.
“Në lidhje me çështjen e ngritur nga deputetja e AAK-së (Time Kadriaj), para foltores së Kuvendit të Kosovës, në shtëpinë e popullit të Kosovës unë jap zotimin si çdo herë puna dhe angazhimi jem është i pastër. Me vjen keq por është njëra prej veprimeve ose angazhimeve më të mëdha që një ministër i Qeverisë së Kosovës ka bërë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Sa i përket pretendimit rreth idesë së një eksportit të realizuar nga një operator ekonomik si eksport në Shqipëri tashmë janë të gjeturat e realizuara nga verifikimi por njëkohësisht edhe nga analizat e laboratorëve që i ka Republika e Shqipërisë”, ka thënë Peci.
“Edhe një pseudo gazetar dhe analist edhe një subjekt politik i cili ka dashur që të konfrontohet me mua, gjithë ky veprim duket që është sinkron. Mua më vjen mirë që e përmendë vetëm për me shpërfaq realitetin e një prapaskene të një tendencë për të paraqitur si një veprimtari abuzive. Për çka dikush që e ka ngrit tashmë mbi bazën e fakteve ka edhe pjesën e padisë për shpifje e më vjen keq që dikush edhe nga deputetë të Kosovës i bashkëngjiten një shpifje të tillë ordinere”, ka thënë ai.
Kjo deklaratë e ministrit Peci ka ardhur pas akuzave që deputetja e AAK-së Time Kadriaj, i bëri ministrit në lidhje me një skandal të publikuar nga mediat e Shqipërisë se kompania “Apetit Group” po importon mish nga Brazili dhe po e shet në Shqipëri sikur të ishte prodhim i Kosovës./eo
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...