PDK më në fund ka zyrtarizuar emrat e saj për ministra në Qeverinë e Ramush Haradinajt.
Nnëkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë sot pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së se emrat e ministrave nga kjo parti janë këta: Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër, Bedri Hamza Ministër i Financave, Uran Ismajli, ministër i Shëndetësisë, Dhurata Hoxha ministre e Integrimeve, Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë dhe Kujtim Gashi ministër i Kulturës, raporton arbresh.info.
Kuçi ka thënë se të gjitha përgatitjet për mbajtjen e seancës sot janë kryer dhe gjithçka do të shkojë ashtu siç është paraparë.
“Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe besoj se kjo do të ndodh sot”, ka thënë ai./arbresh.info/
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën