Në një dokument të siguruar nga Gazeta Blic, ku është emëruar kryesia e re e PDK-së në Klinë figuron emri i Enver Berishës, i dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Madje, emri i Berishës është i dyti në kryesinë e re të PDK-së në Klinë, prej gjithsej 36 anëtarëve.
Berisha ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1000 euro, sipas akuzave për mosdeklarim të pasurisë.
Javë më parë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, doli në një konferencë për media, për të dhënë një vendim që ai e quajti të rëndësishëm për partinë e tij dhe Kosovën.
Ai kërkoi nga të gjithë zyrtarët e PDK-së, të cilët kanë aktakuza apo edhe janë të dënuar për vepra të ndryshme penale, që t’i lirojnë pozitat e tyre, qoftë brenda partisë, por edhe brenda institucioneve të ndryshme në vend.
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...