Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, Jahir Sumiçi ka deklaruar se gjatë procesit të numërimit atje, ka pasur jashtëzakonisht shumë parregullsi.
Ai thekson se deri më tani gjetur 20 fletëvotime me numra të ndryshëm serikë, derisa shton se shumica prej tyre janë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Po përballemi me parregullsi të jashtëzakonshme. Deri më tani janë numëruar gjithsej 35 kuti të votimit, ku prej tyre 20 vendvotime kanë lëvizur nga klasa në klasë, apo nga vendvotimi në vendvotim, pra është një inxhiniering i organizuar, dhe shihet qartë prej provave dhe fakteve të argumentuara që i kemi hasur gjatë numërimit të votave”, u shpreh Sumiçi para mediave, transmeton klankosova.
“Ne si Parti Demokratike e Kosovës e kemi bojkotuar procesin, pasi na është kërkuar nga prokurori i rastit që të shkelim ligjin. Ne jemi kundër shkeljes së ligjit. Kemi vendosur që bashkë me partnerët e koalicionit ta bojkotojmë”, u shpreh ai.
Sumiçi pretendon se prokurori i rastit, Shpëtim Peci, ka urdhëruar vëzhguesit me arrogancë për të vazhduar procesin e numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit.
LEXO EDHE:
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...
Kërkesa e Hansi Flick për mesfushën
Kurti: Nga 1 janari paga minimale bëhet 425 euro
Aktakuzë ndaj tre personave për rastin e sulmit në kanalin e...