Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj siç thotë shkeljeve të procesit të verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve në Malishevë.
Sipas një deklarate të degës së kësaj partie nga kjo komunë, është vërejtur prezenca e kandidatëve dhe strukturave të paautorizuara nga Nisma Socialdemokrate në hapësira të rezervuara për komisionerë dhe vëzhgues të certifikuar.
”Procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve në Malishevë po rrezikohet! Në qendrën e verifikimit të fletëvotimeve në Malishevë është vërejtur prezenca e kandidatëve për Kuvend Komunal nga subjekti Nisma Socialdemokrate, Safet Morina, Hafir Rexha, gjë që është rreptësisht e ndaluar me ligj dhe me rregullat e KQZ-së! Përveç tyre, persona të paautorizuar, struktura të Nismës dhe portale të afërta me ta po lëvizin lirshëm në hapësira të rezervuara vetëm për komisionerë dhe vëzhgues të certifikuar, duke e vënë në dyshim integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në reagim.
“Kjo është shkelje flagrante, që rrezikon të komprometojë vullnetin e qytetarëve të Malishevës! Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga KQZ-ja dhe organet përgjegjëse për ta ndalur këtë ndërhyrje të papranueshme dhe për të garantuar numërim të ndershëm, transparent dhe të drejtë. Vota e qytetarëve është e shenjtë — mos lejoni që të nëpërkëmbet!”, thuhet në reagim.
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...