Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marr pjesë në seancës e së enjtes, kur është paraparë të mbahet seanca e konstituimit të kuvendit.
Këtë e bëri të ditur deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në takimin konsultativ të partive politike.
Hoxhaj tha se kandidati i koalicionit PAN për kryetar të kuvendit do të jetë Kadri Veseli, ndërsa kandidati për kryeministër Ramush Haradianj, raporton Arbresh.info.
Ai tha se PAN nuk do të bëj lëshime në këtë aspekt.
“Dua të ju informoj se ne nesër nuk marrim pjesë në seancë, ju mund të vazhdoni në pafundësi të hyni në sallë por ju ftoj të ruhet dinjiteti i sallës. Nuk është mire të merren vendime pa konsultime ashtu siç e keni caktuar ju seancën. Fuqia për të zgjedhur kryetarin është në anën tonë dhe ne do ta shfrytëzojmë këtë të drejtë”, u shpreh Hoxhaj./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...