Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, me anë të një postimi në rrjetin e tij social në facebook, ka shprehur ngushëllime për familjet e 36 qytetarëve që sot humbën jetën nga virusi covid-19, dhe thote se nuk kanë betejë politike për pandeminë,transmeton arbresh.info.
“Ngushëllime të gjitha familljeve që mbetën pa më të dashurit e tyre. Është vështirë të gjenden fjalë për t’ua lehtësuar dhimbjen e madhe që kanë për këto humbje tragjike.
Nuk kemi betejë politike për pandeminë. Por, kësaj gjendjeje tejet të vështirë është e domosdoshme që Qeveria t’i përgjigjet menjëherë me një qasje krejtësisht tjetër, me një plan konkret, me seriozitet dhe angazhim maksimal, në mënyrë që të ndalet ky hov i kobshëm i pandemisë. Është e papranueshme që të vazhdojë edhe më tej kjo papërgjegjësi.”, shkroi ai. /arbresh.info/
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...