Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti ka bërë të ditur se kjo parti ka vendosur që ta mbështesë kandidatin e LDK-së, Arbër Ismajli, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ai tha se PDK në Gjilan beson se bashkimi i forcave pozitive është rruga e duhur për të garantuar katër vite të qëndrueshme.
“Ky vendim është marrë duke u udhëhequr nga interesi i përgjithshëm i qytetarëve tanë dhe nga nevoja për një ndryshim real në qeverisjen lokale, që garanton zhvillim, transparencë dhe bashkëpunim në dobi të qytetarëve e jo të interesave të ngushta politike”.
“PDK Gjilan beson se bashkimi i forcave pozitive është rruga e duhur për të garantuar katër vite të qëndrueshme, me vizion dhe përgjegjësi për qytetin tonë. Ne jemi të bindur se Arbër Ismajli do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit, me një qeverisje që do të punojë për zhvillim ekonomik, investime në infrastrukturë, arsim cilësor dhe mirëqenie sociale”, shkroi ai.
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs