Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj në një konferencë për medie, ka folur rreth situatës në Kosovë për krizën energjetike.
Nikaj akuzoi qeverinë se nuk e pranoi krizën duke përllogaritur situatën me zgjedhjet lokale, dhe se tash po vuan Kosova nga këto veprime.
“Mospranimi i krizës ka qenë kalkulim i pastër politik i lidhur me zgjedhjet lokale. Sot pasojat po i vuan e gjithë Kosova. Kosova sot gjendet në një krizë të thellë energjetike. Ashtu siç jemi të gjithë dëshmitarë, ditëve të fundit jemi përballë me reduktime të pakontrolluara të energjisë elektrike. Edhe me keq nuk kemi qartësi se deri kur do te zgjasë një situatë e tillë e edhe me pak cilat janë masat që po ndërmerren për të tejkaluar këtë situatë”, tha ai./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira