Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka propozuar dy data për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se janë në komunikim me të gjitha palët teksa theksoi se nga java e ardhshme do të thirret seancë për shpërndarjen e Kuvendit.
“Jemi në afatet e fundit kohore kur duhet të procedohet me mocionin për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që vendi ynë ti drejtohet kutive të votimit me 30 qershor apo 7 korrik siç i kemi propozuar. Deri me tani nuk jemi ende në një situatë për dakordim mes grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Si GP i PDK jemi në një komunikim intensiv me të gjitha palët. Është periudha e fundit ku vendi ynë mundet me iu drejtu kutive të fundit”, ka thënë Tahiri.
“Të premten rezolutën e AAK-së do ta votojmë për dorëheqjen e kryeministrit, ashtu siç i bëjmë thirrje AAK-së që ta votoj rezolutën e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit”, shtoi Tahiri./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...