Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë, ku kanë diskutuar edhe për Gjykatën Speciale.
PDK-ja tha se është e shqetësuar teksa shprehu indinjatën lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, për refuzimin e kërkesës për lirimin me kusht të tre ish-krerëve të UÇK-së, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“PDK vlerëson se, pas përfundimit të fazës së prokurorisë dhe në mungesë të rrezikut për ndikim në proces, lirimi me kusht ka qenë një e drejtë e pritshme dhe e arsyeshme, ndërsa refuzimi i saj përbën mohim të një të drejte themelore, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të drejtësisë”, thuhet në njoftim,.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje për takimin që partitë politike e kanë pasur ditë më parë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...