Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka rikthyer ulësen e 23-të, duke ia marrë atë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila nga 15 ulëse sa kishte sipas rezultateve paraprake, ka rënë në 14 mandate.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si fituese e zgjedhjeve, një ditë më parë kishte arritur në 57 ulëse, duke përfituar një mandat nga PDK-ja, e cila pas rezultateve preliminare kishte mbetur me 22 ulëse. Megjithatë, pas përditësimit të fundit të rezultateve, PDK-ja ka rikthyer ulësen e 23-të, ndërsa LVV-ja mbetet me 57 deputetë.
Sipas llogaritjeve aktuale, në Kuvend rikthehet Bekim Haxhiu nga radhët e PDK-së, ndërsa nga LDK-ja humb mandatin Fadil Hadërgjonaj.
Sa i përket subjekteve të tjera politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar gjithsej 6 ulëse në Kuvend.

Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...